Liverpooli e ka zhbllokuar rezultatin që në minutën e gjashtë kundër Swansea Cityt.
Redsat janë në kërkim të tri pikëve, prandaj e kanë nisur furishëm takimin.
Gjithçka erdhi nga magjia e Philippe Coutinhos, i cili shënoi një gol shumë të bukur.
Që nga fillimi i ndeshjes, Liverpooli ishte favorit për të triumfuar, mirëpo duhet pritur deri në fund, pasi skuadra e Jurgen Klopp di të befasojë edhe për të keq.
Aktualisht (me këtë epërsi), Redsat janë në vend të katërt në tabelë me një pikë më shumë se Tottenham Hotspur. /Telegrafi/