Site icon Telegrafi

Një gjykatë speciale në Maqedoni do t’i ndihmonte shumë PSP-së

Agjencia e lajmeve ”META” raporton se në tavolinën e bisedimeve të partive politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos, është propozuar edhe formimi i gjykatës speciale dhe një departamenti të veçantë në MPB, që do të merreshin me çështjet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Jozyrtarisht, këto çështje janë shpalosur në tavolinën e bisedimeve, tash e një muaj më parë, por deri tani, asnjëra parti nuk konfirmon një gjë të tillë, përveç qëndrimeve të LSDM-së dhe BDI-së, për mbështetje të një propozimi të mundshëm për themelimin e një gjykate speciale.

Për profesoreshën Gordana Kallajxhiev, një gjykatë speciale do të ishte e vetmja zgjidhje që PSP-ja të mundet pa pengesa ta kryej punën e saj.

Ndërkaq, avokati Zvonko Davidoviq deklaron se një gjykatë speciale është mëse e nevojshme, madje nuk ka ndonjë pengesë ligjore që të themelohet, kurse konsideron se kjo gjykatë do të duhej të kishte veprin në kuadër të gjykatës së shkallës së parë, por edhe në atë të apelit./Telegrafi/

Exit mobile version