Një gjykatë apeli në SHBA të premten ka refuzuar kërkesën e Komisionit Federal të Tregtisë për pezullimin e blerjes së Activision Blizzard nga ana e Microsoft, një marrëveshje që ka vlerën e 69 miliardë dollarëve.
Ky vendim largon një nga pengesat e pakta që e ndalonin Microsoft-in nga mbyllja e marrëveshjes dhe zgjerimi i biznesit të saj të lojërave.
Komisioni gjithashtu i kërkoi gjyqtares së gjykatës amerikane të qarkut në Kaliforninë jugore Jacqueline Scott Corley që edhe ajo të ketë të njëjtin qëndrim, por se ajo e refuzoi kërkesën, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Presidenti i bordit të Microsoft, Brad Smith, deklaroi: “Ne e vlerësojmë përgjigjen e gjykatës së qarkut të nëntë me te cilën refuzuan mocionin e FTC-së me të cilën mbyllja e marrëveshjes shtyhej edhe më tepër. Kjo na sjell edhe një hap më afër vijës së finishit në këtë maratonë të rishikimeve të rregullatorëve në gjithë botën”.
Megjithatë, kjo marrëveshje e cila është më e madhja në historinë e industrisë së video-lojërave duhet të merr aprovimin nga Britania. /Telegrafi/