Telegrafi

Një gjuetare zvarranikësh e largon një gjarpër nga guaca e tualetit në një shtëpi në Australi

Një gjuetar gjarpërinjsh në Queensland, Australi, iu përgjigj një thirrje për të ndihmuar me një situatë të pazakontë – largimi i një gjarpri 1.21 metra të gjatë nga guaca e tualetit.

Drew Godfrey nga Hervey Bay Snake Catchers tha se gruaja dhe njëkohësisht kolegia e tij gjurmuese e gjarpërinjve, Katie Airey, iu përgjigjën një shtëpie në Harvey Bay kohët e fundit, ku pronarët gjetën një gjarpër në guacën e tualetit të tyre.

“Ata shkuan që të përdornin banjën dhe e gjetën gjarprin kur ata ngritën kapakun e guacës së tualetit”, tha Godfrey. “Sipas mendimit tim, unë them se ata ishin mjaft të befasuar kur e panë atë”, shton ai, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Një video e postuar në kanalin YouTube të biznesit të kapjes së gjarpërinjve tregon Airey duke hequr gjarpërin e zakonshëm me gjatësi prej 1.21 metrave nga guaca e tualetit.

Godfrey tha se gjarpri nuk është një specie e rrezikshme.

“Ata janë shumë kureshtarë dhe miqësorë ndaj njerëzve”, tha Godfrey. /Telegrafi/