Një gjirafë e vetmuar ka filluar udhëtimin 40-orësh në një shtëpi të re – në kërkim edhe të një klime më të ngrohtë për të.
Gjirafa me emrin Benito u largua nga një kopsht zoologjik në shtetin meksikan të Sinaloa-s vitin e kaluar dhe u zhvendos në një park pranë kufirit me SHBA-në me temperatura deri në 9 gradë Celsius, transmeton Telegrafi.
Aktivistë të shumtë kanë bërë thirrje që gjirafa të shpërngulet në një vend me klimë më të ngrohtë. Tani, një mjet i dizajnuar posaqërisht për të, do ta transportojë në një park ‘safari’ rreth 145 kilometra larg.
Një banor i zonës ku ishte strehuar gjirafa qëparë thotë se do ta marrë malli për të. /Telegrafi/