Site icon Telegrafi

Një gjest i vogël bujarie që preku mijëra persona: Shoferi i autobusit ndihmon të moshuarin (Video)

Ky është momenti i admirueshëm kur një shofer autobusi la për pak çaste detyrën e tij, për të ndihmuar një të moshuar që të zbriste në mënyrë të sigurtë nga automjeti.

Ngjarja e cila u regjistrua në Guangzhou, Kinë, tregon plakun teksa përpiqej që të zbriste nga autobusi por që e kishte të vështirë, transmeton javanews.

Menjëherë sa po e pa nga pasqyra, shoferi u çua nga karrigia e tij dhe shkoi për të ndihmuar të moshuarin duke e ngritur në krahë dhe më pas ta zbriste atë në mënyrë të sigurtë në rrugë.

Exit mobile version