Telegrafi

Një gjest i madh nga lojtari i Salzburgut para ndeshjes ndaj Partizanit (Foto)

Futbollistët e Salzburgut kanë mbërritur dje (e hënën) në “Elbasan Arena”, ku mbrëmjen e sotme do të jenë kundërshtar të Partizanit në ndeshjen e vlefshme për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Një prej lojtarëve të skuadrës austriake i ka dhuruar disa momente të veçanta disa fëmijëve para stadiumit.

Lexo po ashtu Partizani në kërkim të mrekullisë së radhës

Menjëherë sapo ka zbritur nga autobusi, lojtari i Red Bull Salzburgut është bashkuar me fëmijët duke luajtur me ta iu për disa momente përpara “Elbasan Arena”-s, transmeton TopChannel.

Mbrëmjen e sotme luhet ndeshja e parë mes dy ekipeve, ndërsa takimi i kthimit në Austri do të zhvillohet më tre gusht.

Lexo po ashtu Ky do të jetë gjyqtari i ndeshjes Partizani-Salzburg