Site icon Telegrafi

Një gjë që nuk do të mendonit kurrë se mund t’jua shkatërrojë internetin tuaj të shpejtë

Ju mbase shikoni shkaktarin gjatë gjithë kohës

Nëse keni probleme me internetin, shkaku nuk duhet të jetë gjithmonë një sinjal i keq që vjen nga operatori juaj – ndonjëherë zgjidhja është shumë më e thjeshtë.

Problemi mund të jenë objektet ose pajisjet në shtëpinë tuaj që ndërhyjnë me sinjalet dhe më e zakonshme, besoni apo jo, është një pasqyrë.

Disa pasqyra, veçanërisht pasqyrat e mëdha të murit, mund të ndikojnë në lidhjen tuaj të internetit, sepse ato janë bërë nga një shtresë e hollë metali që zakonisht krijon këtë lloj ndërhyrjeje.

Këshilla e përgjithshme është të mbani ruterin tuaj të paktën një metër larg pasqyrave, shkruan “the Sun”, përcjell Telegrafi.

Ekspertët këshillojnë të provoni një gjë tjetër të thjeshtë – “testin e kontaktit me sy”. Kjo në fakt do të thotë se do të ishte më mirë, nëse është e mundur, sigurisht, ta mbani ruterin aty ku ju nevojitet më shumë, pra ku mund ta shihni (p.sh., në dhomën e punës).

Nëse keni probleme me internetin, mbase do të dëshironit të provonit gjithashtu orientuesit e sinjalit. Ata funksionojnë duke marrë sinjalin nga një ruter dhe më pas duke e ridrejtuar atë dhe janë një zgjidhje e mirë për familjet e mëdha ku ka shumë mure ose objekte më të mëdha që paraqesin problem. /Telegrafi/

Exit mobile version