Autoritetet e kafshëve të egra kanë ndarë fotot e një gjarpri me tre sy që thuhet se u gjet në një autostradë në pjesën veriore të Australisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ata kanë përshkruan zbulimin, i cili u shpërnda gjerësisht në internet dhe u vlerësua si “i veçantë”.
Me emrin Monty Python, gjarpri i porsalindur ngordhi vetëm pak kohë pasi u gjet, në mars.
Ekspertët kanë thënë se syri i tretë i gjarprit, në krye të kokës, dukej të ishte një mutacion natyror.
Zvarraniku 40 centimetra i gjatë kishte luftuar për të ngrënë për shkak të deformimit të tij, kanë thënë gjithashtu autoritetet. /Telegrafi/