Telegrafi

Një gazetar publikon pamjet, thotë se tregojnë luftimin në mes të një aeroplani indian dhe një tjetri pakistanez (Video)

Një gazetar indian ka publikuar një video të shkurtër në të cilën thotë se shihet një pjesë e një luftimi në mes të një aeroplani indian dhe pakistanez mbi qiellin e Kashmirit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ajay Jandyal ndau një video “ekskluzive” prej 30 sekondash, e cila pretendohet se tregon një përplasje të 27 shkurtit, ndërmjet aeroplanëve pakistanezë dhe indianë.

Sipas NDTV, tetë luftëtarë të forcave ajrore indiane kapën 24 pakistanezë gjatë operacionit.

Gjithashtu, siç thuhet tutje, Forca Ajrore Indiane ka pohuar se një prej avionëve të saj MIG-21 Bison goditi një aeroplan F-16 të Forcës Ajrore Pakistaneze.

Kjo është mohuar nga ushtria pakistaneze, e cila tha se asnjë nga avionët e tyre nuk u rrëzua.

Megjithatë, gazetari pohon se videoja tregon pilotin e aeroplanit F-16 duke parashutuar në tokë.

Sidoqoftë, përdoruesit e Twitter kanë kundërshtuar interpretimin e tij, me disa që sugjerojnë se videoja në të vërtetë tregon pilotin e një MiG-21 indian që u kap nga Pakistani dhe pritet të lirohet së shpejti. /Telegrafi/