Site icon Telegrafi

Një ‘gajbe’ birra për 800.000 funte

Daily Telegraph njofton se Stephen Foster kishte kuptuar gabimin që ishte bërë, kur e dashura e tij kishte shikuar se sa e merrte rogën mujore.

Ajo kishte kuptuar se Foster ishte paguar tepër dhe pas heqjes së taksave, ata kishin llogaritur se 800.000 funte (894.000 euro) ishin marrë më shumë.

Sido qoftë, Foster vendosi të mos i shpenzonte paratë por kishte kontaktuar me eprorët e tij për t’i kthyer ato prapë.

Ndërsa, kompania e tij ka vendosur ta shpërblejë ndershmërinë e tij me… një ‘gajbe’ birrash Budweiser. /Telegrafi/

Exit mobile version