Site icon Telegrafi

Një futbollist irakian vritet nga një tifoz

Vrasja ka ndodhur në momentin kur sulmuesi ishte duke shënuar gol në minutat e fundit të ndeshjes ndërmjet dy skuadrave rivale nga qyteti Hilla, i cili gjendet në jug të Irakut.

BBC njofton se sulmuesi është gjuajtur në kokë në minutën e fundit të kohës së rregullt në takimin i cili po zhvillohej ndërmjet skuadrave të Sinjar dhe Buhayra, nga qyteti i cili numëron 500.000 banorë.

Policët kanë arrestuar një të dyshimtë dhe janë duke e hulumtuar rastin. Kjo vrasje ka ndodhur në momentin kur Iraku po mundohet të tregojë se gjendja po normalizohet, duke i dhënë përparësi zhvillimit normal të aktiviteteve kulturore dhe sportive.

Exit mobile version