Mund të vishet në raste të panumërta dhe në shumë mënyra, dhe në të do të ndiheni mirë, por gjithashtu do të dukeni fenomenale
Arsyeja pse fitoi kaq shpejt zemrat e femrave në botë është se mund të vishet nga mëngjesi deri në mbrëmje, transmeton Telegrafi.
Modeli popullor i veshjes të kujton mënyrën e papërballueshme se si janë veshur aktoret si: Jane Birkin ose Brigitte Bardot, me sandale të sheshta, flokë valëvitëse dhe, natyrisht, një çantë të vogël si një aksesor i domosdoshëm i modës.
Linja A dhe prerja mini e bëjnë fustanin një veshje ideale për të gjitha llojet e siluetave, ndërsa rripat e hollë dhe dekolteja e sheshtë i japin një prekje retro të viteve ‘70.
Ato mund të vishen në kombinim me taka të larta për daljet në mbrëmje, por edhe me atlete dhe bluzë klasike.
/Telegrafi/