Aktorja Vanessa Kirby ka dominuar gjatë pjesëmarrjes në premierën e filmit “Napoleon” në Francë dhe në Angli.
Anglezja bukuroshe në Paris kishte veshur një fustan elegant të zi, i cili i vinte në pah figurën dhe shpatullat e lakmueshme.
Kreacioni i saj nuk është një zgjedhje e rëndomtë për raste zyrtare, por rrezaton një notë dizajni inovativ që rrallë e shohim në ditët e sotme. Detajet e arta me lule thyen monotoninë e krijimit, ndërsa aktorja shkëlqeu gjatë gjithë mbrëmjes.
Ajo ishte e mrekullueshme edhe në premierën britanike të filmit me Joaquin Phoenix në rolin kryesor.
Për parakalimin në tepihun e kuq në Londër, ajo zgjodhi një fustan të kuq të gjatë të kapur në njërin krah dhe të hapur në pjesën e shpinës. /Telegrafi/