Fushata e konceptuar nga artistja Theresa Wlokka, tregon imazhe të zonave më të seksualizuara të trupit femëror si kraharori, të shënuar me vizore matëse që tregon vlerën bazuar te sa prej kësaj zone “provokative” është mbuluar nga veshja.
Kjo matje e vlerës niset nga hamendësimet negative që shoqërojnë fundet e shkurtra dhe dekoltetë e theksuara. Të zbulosh pak do të thotë që je e ftohtë dhe nuk të intereson seksi, ndërsa të zbulosh shumë komunikon shthurje.
Një bluzë me jakë të hapur nuk do të thotë që ajo “po e kërkon”.