Site icon Telegrafi

Një fushatë e pazakontë në Turqi: Automjetet e aksidentuara shfaqen si paralajmërim për të gjithë shoferët

Për të parandaluar aksidentet e trafikut në provincën e Erzurumit, në lindje të Turqisë, automjetet e dëmtuara nga aksidentet janë vendosur përgjatë autostradës.

Ekipet e Departamentit të Monitorimit dhe Inspektimit të Trafikut të Policisë së Provincës Erzurum punuan për ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve për pasojat e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Në këtë kuadër, automjetet e shkatërruara si pasojë e aksidentit janë vendosur në vendndodhjen Kayapa në autostradën Kars-Erzincan dhe autostradën E-80.

Këto mjete vendosen në shtylla rreth 2 metra të larta në mënyrë që drejtuesit t’i shohin lehtësisht.

Para automjeteve të dëmtuara janë vendosur tabela me shpejtësinë e lejuar, ndalimin e përdorimit të celularit në komunikacion dhe konsumimin e alkoolit.

Qëllimi i kësaj fushate, e cila planifikohet të shtrihet në të gjithë krahinën, është reduktimi i aksidenteve në trafik. /Telegrafi/

Exit mobile version