Njëzet e gjashtë vjeçari nga Italia, duke drejtuar furgonin ka goditur një fëmijë dy vjeçar nga Kumanova.
Fëmijës i është dhënë ndihma mjekësore në spital ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore, dhe ku është dërguar në mjekim në Kompleksin Klinik “Nëna Terezë” në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes./Telegrafi/