Një fshat në veri të Indisë pritet të marrë emrin sipas presidentit amerikan Donald Trump, pasi banorët e tij dëshirojnë të nderojnë SHBA-të.
Emri i ri i fshatit Trump Sulab, ende nuk është zyrtarizuar dhe nuk do të paraqitet në harta, shkruan AP.
Është interesante se më shumë se 400 banorë të fshatit nuk e di se kush është Trump.
Ardhja e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë padyshim që ka për bërë lajm, dhe se njerëz nga e mbarë bota janë munduar ta nderojnë në mënyra të ndryshme.
Dhe natyrisht se i fundit është veprimi i këtyre fshatarëve indian, që dëshirojnë t’ia vënë emrin fshatit sipas të parit të SHBA-ve. /Telegrafi/