Një francez, Nathan Paulin, të martën e vendosi një rekord të ri botëror, kur bëri 2.2 kilometra ecje në Mont Saint-Michael mbi një litar i cili ishte i vendosur mes një vinçi dhe kishës së famshme që gjendet në ishull, deklarohen nga ekipi i tij.
Siç bëhet e ditur, 28-vjeçari Paulin, kërceu nga litari pak metra pa arritur në cak për arsye sigurie, thanë shoqëruesit e tij, transmeton Telegrafi.
“Ai arriti tek pika e ndalesës, ku ishte shënjuar distanca në të cilën ai e theu dhe vendosi rekordin”, bëri të ditur për reporterët Laura Zhang, zëdhënësja e tij.
Paulin filloi ecjen e tij në një lartësi prej 100 metrash, dhe litari ishte i vendosur në një vend të sigurt.
Ecja zgjati dy orë, ndërkohë ai distancën mbi litarin vetëm dy centimetra të trashë e përshkoi këmbëzbathur. /Telegrafi/