Site icon Telegrafi

Një fotoreporter u rrëzua kur George Clooney po parakalonte në tapetin e kuq, reagimi i aktorit befasoi të gjithë më pas

George Clooney u vu në veprim gjatë premierës së filmit të tij të ri, Wolfs, kur një fotograf u rrëzua pranë tij.

Legjenda e Hollivudit, 63 vjeç, ishte duke ecur në tapetin e kuq me gruan e tij Amal Clooney në Festivalin e Filmit në Venecia kur ndodhi ky incident.

Ai u vu menjëherë në veprim dhe nxitoi për ta ndihmuar.

Aktori legjendar i përkul dhe i ofroi dorën dhe ndihmoi që fotografi të ngrihej në këmbë.

Pas kësaj, Clooney nxitoi tek zona e gazetarëve, mori aparatin fotografik dhe filloi të fotografonte.

Aktori luan përkrah Brad Pitt në filmin “Wolfs”, dhe ky i fundit ishte po ashtu i pranishëm në tapetin e kuq.

Dy artistët vodhën shfaqjen gjatë tapetit me karizmin e tyre dhe me shakatë e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version