Site icon Telegrafi

Me një fotografi satirike të John Cenës, Fatmir Spahiu thotë: Faleminderit për liberalizimin e fituar

Foto: Fatmir Spahiu/Instagram

Sot (e mërkurë), Komisionari i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, ka thënë se Kosova tanimë ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Një lajm i tillë ka gëzuar të gjithë shqiptarët e Kosovës, të cilët ndjejnë se po i afrohen liberalizimit të vizave.

Lexo po ashtu Avramopoulos: Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Një ngjarje e tillë është komentuar edhe nga figurat publike.

Ka qenë aktori Fatmir Spahiu, ai i cili ka vendosur të publikojë në rrjetin social Instagram një fotografi të përgjakur të mundësit të njohur, John Cena.

“Falemnderit krejtve për liberalizimin e fituar”, shkruan aktori në mbishkrimin e fotografisë.

Duket se me këtë ai ka vendosur që të tregojë se liberalizimin e kemi fituar me gjak, pasi populli shqiptar njihet si popull që ka luftuar shumë ndër vite.

Ky postim është shoqëruar me komente të shumta nga ndjekësit e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version