Mozzik dhe Loredana Zefi janë në lidhje gati dy vjet dhe gëzojnë lidhje të shëndoshtë.
Mediat raportuan se çifti është duke pritur të bëhet prindër, por të cilën gjë nuk e konfirmuan.
Madje, këngëtarja reduktoi publikimin e fotografive në rrjetet sociale duke sjell vetëm disa sosh të vjetra.
Në stilin e Kylie Jennerit dhe Zaimina Vasjarit nuk e shfaqte trupin në imazhe duke mos dhënë shenja mbi shtatzëninë.
Por, së fundi ka publikuar disa imazhe teksa shihet me barkun e rrumbullakosur në krah të reperit. E veshur relativisht gjerë, kilogramët e shtuar vërehen tashmë më së miri.
Çifti në këtë formë do të bëhen prindër për herë të parë brenda këtij viti dhe ne i urojmë fat.
Ndryshe, Zefi ka publikuar një videokëngë gjersa reperi është duke punuar në këngë të reja. /Telegrafi/