Telegrafi

Me një fotografi pranë djalit të saj, Almeda Abazi uron për Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Festën e Fëmijëve në Turqi

Sot (e enjte) Turqia feston 23 Prillin Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Festën e Fëmijëve.

Me këtë rast, aktorja dhe prezantuesja shqiptare, Almeda Abazi, e cila jeton dhe vepron në Turqi, nuk ka hezituar që të urojë këtë ditë përkrah djalit të saj.

Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare, Instagram, përmes së cilës ndan një mesazh pozitiv për ndjekësit e saj.

“23 prilli është themeli i një bote, ku i gjithë njerëzimi mund të jetojë në paqe duke forcuar lidhjet e dashurisë, vëllazërimit dhe miqësisë midis fëmijëve të botës”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Almeda Abazi

“Gëzuar 23 Prillin, dhuratën e Atatürk për fëmijët e botës. Sot, kombi turk po feston Sovranitetin Kombëtar dhe Ditën e Fëmijëve! Me një mirënjohje dhe respekt më të thellë, përkujtojmë themeluesin e Republikës Turke, Mustafa Kemal Atatürk, i cili këtë ditë të veçantë ia kushtoi si një dhuratë të gjithë fëmijëve në mbarë botën”, ka shkruar ndër tjerash ajo.

Almeda përndryshe prej vitesh jeton në Turqi dhe tashmë është e martuar me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman, i cili në trojet shqiptare njihet me rolin e ‘Çënar’.

Aktorja nga Shqipëria po ashtu ka luajtuar në shumë seriale turke përfshirë edhe “Sulejmanin e Madhërishëm”. /Telegrafi/