Telegrafi

Me një fotografi atraktive nga xhirimet, Era Istrefi zbulon datën e lansimit të këngës së re në bashkëpunim me Norën

Foto: Era Istrefi/Instagram

Prej kohësh këngëtaret Nora dhe Era Istrefi kanë paralajmëruar se do të sjellin një duet së bashku.

Dy motrat kanë bërë të ditur se kënga titullohet “Nuk e di”, dhe xhirimet e klipit përfunduan javë më parë në Prishtinë.

Së fundmi, ka qenë Era Istrefi ajo e cila ka zbuluar edhe datën e lansimit të këtij dueti.

Lexo po ashtu Nora dhe Era si statuja në videon e re muzikore

Ajo ka publikuar një fotografi mjaft atraktive në InstaStory, ku shfaqet hipur mbi një veturë luksoze.

Foto: Era Istrefi/InstaStory

Në mbishkrimin e saj, Era ka bërë të ditur se kënga e re vjen më 19 prill, ndërsa ka treguar dukjen e saj në një prej skenave më interesante të klipit.

Era përndryshe muaj më parë ka publikuar edhe këngën “Selfish” në bashkëpunim me Dimitri Vegas dhe Like Mike – këngë e cila është publikuar për tregun ndërkombëtar, dhe është pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/