Telegrafi

Një foto e fëmijës sirian tërhoqi vëmendjen e botës – të këtyre shtatë të tjerëve jo! (Foto,+18)

Omran Daqneesh, një djalë i vogël sirian i cili ishte plagosur nga një sulm në Aleppo, kishte marrë vëmendjen e miliona njerëzve në mbarë botën.

Dhe interesi i madh për Omranin 5-vjeçar ka befasuar mjekët që e trajtuan atë, fotografin që bëri fotografinë, si dhe shumë sirianë, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Pesëvjeçari sirian është ritakuar me prindërit e tij – ky ishte reagimi i tij, sipas mjekëve! (Video,+18)

Ata kanë shtruar pyetjen nëse ishte ky momenti kur bota kishte filluar të kuptonte se si po vriteshin fëmijët, dhe jo vetëm në Siri – çdo ditë, në më shumë se pesë vite.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, të shtunën, vëllai 10-vjeçar i Omran, Ali, vdiq nga plagët që mori gjatë të njëjtit sulm.

Lexo po ashtu Njeriu që fotografoi pesëvjeçarin sirian: Atë natë të gjithë qanin, ai nuk qante, ai nuk e tha asnjë fjalë! (Foto/Video)

Po sipas medieve, vdekja e Aliut, e cila nuk bëri aq bujë sikurse lëndimi i Omran, vetëm nënvizoi se shumë fëmijë sirianë janë duke vdekur “pa u vënë re”.

Për të ilustruar këtë, janë publikuar edhe disa pamje të disa fëmijëve sirianë. /Telegrafi/

Ahmad Tadifi, 2 vjeç

Rouwaida Hanoun, 5 vjeçe.

Rana Hanoun, 7 muajsh.

Aisel Hajar, 2 vjeç

Amal Hayouk, 4 vjeç

Hikmat Hayouk, 6 vjeç

I pa identifikuar