Fotografi profesionist Rodrigo Kunstmann është mësuar të kapë fotografi interesante, në momentin dhe kohën e duhur.
Sidoqoftë, një nga fotografitë e tij nuk ishte shpërndarë si asnjëherë më parë. Momenti kur ai kapi foshnjën e Daiane de Jesús Barbosa, nga Rio de Janeiro, është bërë hit në rrjetet sociale, meqë foshnja menjëherë pas lindjes u kap me një shprehje të zemërimit të thellë, transmeton Telegrafi.
“Ai hapi sytë shumë, por nuk qau, madje doktori duhej t’i thoshte ‘Qaj, qaj”! Ai e bëri atë shprehje serioze dhe filloi të qajë pasi i kishin prerë kërthizën”, tha fotografi për revistën Crescer.
“Mendova, çfarë fytyre po bën? Vajza ime lindi si një ‘meme’”, tha nëna.
Isabela, pasi u pagëzua, lindi në 13 shkurt dhe dy ditë më vonë, reporteri e ngarkoi imazhin në llogarinë e tij në Facebook, pa pritur për valën e reagimeve që do të merrte, brenda dhe jashtë vendit.
Ndikimi ishte i menjëhershëm: më shumë se 3000 njerëz e pëlqyen foton, e cili u zgjerua në platforma të tjera.
Dy ditë më vonë, fotografi ngarkoi një postim, duke cituar cilat do të ishin fjalët e bebes së zemëruar: “Sot është lindja ime dhe nuk kam as rroba për këtë ngjarje”. Dhe shtoi: “Isabela shkoi viral, ajo u bë virale në një meme”! /Telegrafi/