Telegrafi

Një foshnje 8-muajshe e vdekur në mesin e emigrantëve sirianë

Dy vajza siriane, njëra prej tyre vetëm 8-muajshe, janë në mesin e 6 personave të cilët vdiqën në një anije e cila po barte emigrantët në drejtim të Evropës, raporton AFP.

Pesë trupa u gjeten dhe një pasagjer është zhdukur, i cili pretendohet të jetë mbytur, transmeton KosovaPress.

21 të mbijetuarit iu thanë punonjësve të ndihmave se në varkë ishin 27 persona nga tetë familje siriane.