Portieri legjendar italian, Gigi Buffon, sot ka mbushur 25 vite prej se është pjesë e futbollit të njohur evropian.
Ai ende është aktiv edhe pse në moshën 42 vjeçare, duke ruajtur herë pas here portën e Juventusit.
Karrierën Buffon e ka nisur te Parma, ndërsa më pas ka kaluar te Juve, ndërsa për një vit ishte edhe te PSG, para se të kthehej sërish te Zonja e Vjetër.
Buffon ka fituar Kupën e Botës, 10 Scudetto me Juventusin, pesë Kupa të Italisë dhe gjashtë Supercoppa.
Ai ka luajtur me disa lojtarë që kanë lindur pasi ai ka debutuar.
Emra si Kylian Mbappe, Matthis de Ligt e Rodrigo Bentancur, nuk kishin lindur fare, kur ai kishte debutuar e Parman.
Më poshtë e gjeni një formacion me bashkëlojtarë të Gianluigi Buffon që kanë lindur pasi ai ka debutuar. /Telegrafi/