Telegrafi

Një fondacion nga Manastiri fiton donacion nga NATO-ja

”Gaus Institut” fondacion për teknologji të reja, inovacion dhe transfer të dijes, nga Manastiri, ka siguruar një donacion prej 10 mijë euro nga aleanca veriatlantike NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kryetarit të këtijfondacioni, Igor Nedellkovski, mjetet do të përdoren për blerje të pajisjeve informatike speciale të përshtatshme për persona me pengesa në shikim, me theks të veçantë në softuer në gjuhën maqedonase.

Kushtet për të aplikuar për donacion nga NATO i gjeni në faqen e internetit NATOcharitybazaar./Telegrafi/