Debatet dhe fjalosjet janë të natyrshme në çdo marrëdhënie, qoftë në martesë, apo në raste të tjera.
Megjithatë, është shumë e rëndësishme se si ta zgjidhim konfliktin në mënyrë që ai të mos përshkallëzohet dhe të mos lëndojmë palën e kundërt.
Shkencëtarët nga Universiteti i Wisconsin theksojnë se çelësi për të shmangur argumentet është krijimi i një mjedisi të sigurt për të folur dhe për të bërë pyetje të hapura. Studiuesit rekomandojnë të bëni pyetje që inkurajojnë gjetjen e bazës së përbashkët. Frazat si “Ndihem i frustruar” ose “Jam i shqetësuar” shprehin qartë qëndrimin tuaj.
Mënyra më e mirë për t’i dhënë fund një debati është të thuash: “Unë në fakt dua të fokusohem në të gjitha gjërat për të cilat biem dakord”.
Pse është efektive kjo frazë?
Kjo frazë parandalon argumentet për tre arsye kryesore.
E zhvendos fokusin në marrëveshje: Në vend të mosmarrëveshjeve, biseda fokusohet në pikat e përbashkëta, duke e bërë bashkëbiseduesin tuaj bashkëpunëtor, jo kundërshtar, shkruan Upworthy.
Qetëson zemërimin: Kërkimi i një zgjidhjeje të përbashkët zvogëlon mundësinë e përshkallëzimit të zemërimit të palës tjetër.
Ju e vendosni veten në një rol pozitiv: Përqendrimi në zgjidhjen e problemeve të jep përshtypjen e arsyeshmërisë.