Telegrafi

Një fjalë goje me Harrison Fordin, shtëpisë filmike i kushton miliona dollarë (Foto)

Shtëpia filmike “Foodles Production” do të duhet të paguajë një dëmshpërblim prej 1.95 milion dollarësh Harrison Fordin.

E gjithë kjo pasi që aktori kishte thyer këmbën gjatë xhirimit të filmit hollivudian “Star Wars – The Force Awakening”.

Ford në korrik të vitit 2014 goditi këmbën me derë hidraulike të anijes kozmike “Millennium Falcon” në studion “Pinewood”, e cila ndodhet jo shumë larg prej kryeqytetit britanik të Londrës, transmeton Telegrafi.

Aktori pas aksidentit u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një operacioni, me ç’ rast ishin ndërpre edhe xhirimet filmike për dy javë.

Aktori për dy javë eci me patericë pas dëmtimit në xhirimet filmike

Gjykata arriti në përfundimin se kompania e prodhimit “Foodles Production” është dashur ta njoftojë aktorin për rreziqet.

Kompania e prodhimit, e cila është në pronësi të Walt Disney, ka pranuar se ka shkelur rregullat e shëndetit dhe sigurisë. /Telegrafi/