Shtëpia filmike “Foodles Production” do të duhet të paguajë një dëmshpërblim prej 1.95 milion dollarësh Harrison Fordin.
E gjithë kjo pasi që aktori kishte thyer këmbën gjatë xhirimit të filmit hollivudian “Star Wars – The Force Awakening”.
Ford në korrik të vitit 2014 goditi këmbën me derë hidraulike të anijes kozmike “Millennium Falcon” në studion “Pinewood”, e cila ndodhet jo shumë larg prej kryeqytetit britanik të Londrës, transmeton Telegrafi.
Aktori pas aksidentit u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një operacioni, me ç’ rast ishin ndërpre edhe xhirimet filmike për dy javë.
Gjykata arriti në përfundimin se kompania e prodhimit “Foodles Production” është dashur ta njoftojë aktorin për rreziqet.
Kompania e prodhimit, e cila është në pronësi të Walt Disney, ka pranuar se ka shkelur rregullat e shëndetit dhe sigurisë. /Telegrafi/