Telegrafi

Një film edhe për Angry Birds

Rovio, krijuesi i lojës Angry Birds, ka punësuar ish-kryetarin e bordit të Marvel Studios, David Maisel si këshilltar special për të ndihmuar në realizimin e këtij filmi.

Maisel, i cili u largua nga Marvel në vitin 2009. Walt Disney e pati blerë këtë produksion për një shumë prej 4 miliardë dollarëve, dhe Maisel ishte njëri ndër personat më të rëndësishëm të kësaj kompanie.

"Ka pasur aq shumë thashetheme për filmin rreth Angry Birds, por tani kjo gjë është e vërtetë," tha Maisel për Variety.

"Procesi ka filluar tani". Maisel ishte në Marvel nga 2003 deri në 2009, dhe si ekzekutiv i kësaj kompanie ka prodhuar filmat si Iron Man, Hulk, Thor and Captain America, The First Avenger etj. / Telegrafi /