Një fëmijë padashur shkaktoi konfuzion gjatë fundjavës duke publikuar një shkrim të pakuptueshëm në llogarinë zyrtare të Komandës Strategjike të SHBA-së.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, agjencia është përgjegjëse për ruajtjen e armëve bërthamore të SHBA-së.
Lidhur me rastin në fjalë, disa përdorues të medieve sociale kishin frikë se llogaria mund të ishte hakuar.
Por që atëherë është zbuluar se një anëtar i ri i familjes së menaxherit të medias sociale i kësaj llogarie ishte përgjegjës për postimin e këtij statusi “;l;;gmlxzssaw”, i cili më pas u fshi brenda disa minutash.
Filed a FOIA request with U.S. Strategic Command to see if I could learn anything about their gibberish tweet yesterday.
Turns out their Twitter manager left his computer unattended, resulting in his “very young child” commandeering the keyboard. pic.twitter.com/KR07PCyCUM
— Mikael Thalen (@MikaelThalen) March 29, 2021
Uebfaqja e lajmeve The Daily Dot, zbuloi aksidentin, pas një kërkese të Lirisë së Informacionit për agjencinë.
“Menaxheri i komandës në Twitter… e la të hapur për një moment llogarinë e komandës në Twitter dhe të pashoqëruar”, thuhej në përgjigje, duke shtuar se ai kishte punuar nga shtëpia.
“Fëmija shumë i vogël përfitoi nga situata dhe filloi të luante me çelësat dhe për fat të keq, dhe pa e ditur, e publikoi atë status”, thuhej në deklaratë. /Telegrafi/