Telegrafi

Një fëmijë që luan me një armë të mbushur para një apartamenti në SHBA – pamjet çuan në arrestimin e babait të tij

Një burrë 45-vjeçar është arrestuar dhe përballet me akuza për neglizhencë pasi një fëmijë u pa duke mbajtur një pistoletë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vogëlushi mund të shihet në video duke shëtitur jashtë një apartamenti në Beech Grove, Indiana – me armë.

Pamjet, që thuhet se janë regjistruar të shtunën, u shfaqen në një emision televiziv që transmetohet të premten dhe të shtunën në mbrëmje.

Sipas njoftimit të policisë, pistoleta ishte me kalibër 9 milimetra dhe përmbante 15 fishekë.

Videoja u shpërnda nga Departamenti i Policisë Beech Grove dhe vjen nga një kamera vëzhgimi e një fqinji në të njëjtin kompleks apartamentesh.

Autoritetet nuk kanë treguar emrin e të dyshuarit derisa të ngrihen akuzat formale. /Telegrafi/