Telegrafi

Një fëmijë katërvjeçar me Ethet e Nilit pranohet në Klinikën për fëmijë

Një fëmijë katërvjeçar nga Strumica sot është pranuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve me simptome të Etheve të Nilit, ka njoftuar Kanal 5. Fëmija dy ditë ka pasur temperaturë të lartë, por ajo që i ka shqetësuar mjekët nga Strumica dhe prindërit është ecja e shtrembëruar e fëmijës dhe humbja e baraspeshës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Profesori Duma e ka vërtetuar rastin, ndërsa në fillim u dha një terapi e fortë dhe situata plotësisht u stabilizua, ka thënë profesor Aspazija Sofijanova, dejtoreshë e Klinikës për sëmundje të fëmijëve.

Nga Klinika qartësojnë se fëmija nuk ka qenë jashtë Maqedonisë, madje për një periudhë një  mujore nuk ka qenë as jashtë Strumicës.

Këtë verë ky është rasti i parë i sëmundjes nga Ethet e Nilit. Sëmundjen e bartin mushkonjat e zakonta. Mushkonjat infektohen nga zogjtë shtegtar, por edhe nga sorrat.

Sëmundja zakonisht kalon pa simptoma, respektivisht në 90 për qind të rasteve, ndërsa kur shfaqen ato janë në formë të etheve, dhimbjes së kokës, vjellje. Këto simptoma zakonisht kalojnë pas disa ditësh, por ka raste kur sëmundja ka zgjatur me javë dhe madje ka shkaktuar dhe vdekje./Telegrafi/