Site icon Telegrafi

Një fëmijë bie nga kati i dytë i një shkolle në Kaçanik

Një fëmijë 8 vjeçar ka rënë nga kati i dytë i korridorit të një shkolle në Kaçanik.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në shkollën fillore “Emin Duraku” në rrethana të panjohura.

Fëmija i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKU.

Raportohet se gjendja shëndetësore e viktimës është jashtë rrezikut për jetë.

Exit mobile version