Dy ditë pas pranimit, në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup ka ndërruar jetë një fëmijë nëntë vjeçar.
“Fëmija më 14 janar është sjellë në Klinikën e Shkupit nga spitali i Shtipit në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftimin me shkrim nga Spitali i Shtipit.
“Fëmija më 14 janar në ora 18 është sjellë në Repartin për sëmundje të fëmijëve në ISHP Spitalin Klinik – Shtip në gjendje të rëndë të përgjithshme me dëmtim të vetëdijes. Menjëherë janë bërë analizat biokimike dhe CT e kokës, dhe për shkak të gjendjes së rëndë, të njëjtën ditë në ora 19:00 me ndihmë mjekësore fëmija është transportuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup”, thuhet në njoftimin e Spitalit Klinik-Shtip.
Ndërsa nga Klinika e Fëmijëve thonë se kur 9-vjeçari është sjellë tek ata, ka pasur arrest kardiak dhe përkeqësim të parametrave vitalë.
Nga aty shtojnë se mjekët dyshojnë se shëndeti jo i mirë i fëmijës është pasojë e një infeksioni të zorrëve.
Fëmija nëntë vjeçar i cili ndërroi jetë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup është nga Komuna e Sveti Nikollës.