Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër është sulmuar fizikisht nga dy të tjera dhe një mashkull.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, të martën rreth orës 02:00.
“Viktima femër K/Shqiptare, ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar dy femra dhe një mashkull K/Shqiptar, të cilët gjenden në arrati”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim