Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Suharekë, pasi që e njëjta është zënë në flagrancë duke pranuar një shumë të parave nga viktima femër, me qëllim të mospublikimit në rrjete sociale disa foto komprometuese të viktimës.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të martën.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është në mbajtje. /Telegrafi/