Telegrafi

Një femër ofendohet në një transport publik – ja si reagojnë dëshmitarët (Video)

Gjithkush pëlqen të mendoj se ata do të reagonin nëse do të shihnin diçka të papranueshme, por kjo video tregon se çfarë ndodh me të vërtetë, kur gjërat shkojnë keq.

Videoja e publikuar në internet fillon me një burrë duke e ofenduar një grua bionde, duke i thënë se është shumë e dobët, transmeton Telegrafi.

Ai ngrihet dhe thotë: “Shikojeni veten, shikojeni veten, ju dukeni shumë keq. Ju keni as trup,… ajo është e neveritshme, ajo është e shëmtuar”.

Dëshmitarë në këtë ngjarje/eksperimenti kanë qenë edhe pasagjerët e një transporti publik, por ja si ata kanë reaguar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=RN8EjqVkbDM