Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovar.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar./Telegrafi/