Një femër është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Pejës, pasi dyshohet se e njëjta kishte bërë vetëvrasje në dhomën e saj.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, dy karikator me 32-fishek dhe një gëzhojë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ngjarja ka ndodhur dje në Deçan.