Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Agim Ramadani”, me ç’rast lëndime ka pësuar një këmbësore.
Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet. Në këtë rast lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se ngasësi i automjetit të përfshirë në aksident është shoqëruar në polici. /Telegrafi/