Telegrafi

Një femër goditet nga ‘plumbi qorr’ në Shtime

Një femër ka pësuar lëndime trupore pasi që është qëlluar nga një plumb qorr’ në fshatin Davidovc të Shtimes.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në ora 21:00, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Viktima fillimisht është dërguar në emergjencë në Shtime, e më pas në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.