Telegrafi

Një femër e lindur me HIV AIDS, po mbijeton për 12 vjet pa barna

Vajza 18-vjeçare që mbetet e paemëruar, ka lindur në Francë në vitin 1995 dhe sëmundjen e ka marrë nga nëna saj, transmeton Telegrafi.

Zyrtarë të Institutit Pasteur në Paris, e kanë përshkruar këtë si “rastin e parë që një person me HIV, të ketë mbijetuar kaq gjatë pa terapinë e nevojshme”.

Ngjarja që është prezantuar në konferencën vjetore lidhur me sëmundjen e HIV AIDS-it, në Vankuver të Kanadasë, i ka befasuar të pranishmit, të cilët janë hulumtues në parandalimin dhe shërimin e sëmundjes.

Niveli i sëmundjes në gjakun e saj është aq i ulët, sa që është e vështirë të matet, se në çfarë niveli të sëmundjes, është në të vërtetë.

Nuk janë japë të dhëna më të hollësishme, nëse ky rast ka ndihmuar sa do pak, në zbardhjen e detajeve të kësaj sëmundjeje ngjitëse dhe të pashërueshme. /Telegrafi/