Një aksident trafiku ka ndodhur në mesditën e së martës në Drenas, ndërsa raportohet se përplasje ka ndodhur mes trenit dhe një veture.
Aksidenti saktësisht ka ndodhur tek Lagjja e Xhamisë, ku si pasojë lëndime të lehta trupore ka pësuar një femër me inicialet B.K .
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, ndërsa shtoi se e lënduara e cila ishte në cilësinë e ngasëses, ka marr trajtimin e duhur mjekësor.