Një femër nga fshati Mramor i Prishtinës, derisa ishte duke drejtuar automjetin, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar vetë-aksident.
Rasti ka ndodhur të hënën në ora 17:30.
Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima, mashkull, pasagjer në automjet, ndërsa lëndime të rënda kanë pësuar dy femra, të cilat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/