Telegrafi

Një faqe e librit të “Spider-Man” u shit për 3.4 milionë dollarë

Faqja e librit komik “Spider-Man” u shit për 3.36 milionë dollarë në një ankand në Dallas, Teksas.

Kjo është faqja e 25-të e numrit të vitit 1984 të librit satirik, “Spider-Man”.

Çmimi fillestar ishte 330 mijë dollarë dhe në ditën e parë të ankandit, faqja u shit për më shumë se tre milionë dollarë, raporton cnn.

Në të njëjtën ditë, një nga numrat më të vjetër të librit komik për “Spider-Man” u shit për 3.18 milionë dollarë. Identiteti i klientit nuk është bërë i ditur.

Rekordi i mëparshëm për vlerën e një faqeje të librit komik amerikan ishte 657,250 dollarë. Kjo është faqja e numrit të vitit 1974 të “The Incredible Hulk”. /Telegrafi/