Telegrafi

Një fanse prek në vend intim Butrint Imerin gjatë një koncerti

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është mjaft aktiv dhe i angazhuar me mbrëmje e koncerte.

Ai këtë herë ka mbajtur një koncert në Gjermani bashkë me reperin tjetër, Don Xhonin.

Atij së fundmi i ka ndodhur një gjë e pazakontë, derisa po interpretonte një nga këngët e tij.

Foto: Instagram

Në disa video që ka publikuar në InstaStory, një fanse shihet duke e prekur në vend intim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Butrint Imeri

Videoja tashmë është bërë virale dhe është shpërndarë gjithandej edhe në rrjete sociale.

Foto: Instagram

Duket se kjo nuk është vënë re as nga Imeri, i cili e ndau videon vetë në Instagram.

Sidoqoftë, i njëjti po shijon edhe këngën e re “Diskoteka” që e lansoi vetëm pak ditë më parë. /Telegrafi/</e